Tragjedia e paralajmëruar, një futbollist vdes një ditë pas intervistës ogurzezë!

Histori tragjike dhe absurde ajo që vjen nga Afrika, nga Svazilandi. Futbollisti 28-vjeçar Papi Fati vdiq si pasojë e një infarkti gjatë ndeshjes së ekipit të tij Malanti Chiefs kundër Green Mamba.

Sulmuesi nga Burundi, i cili para disa vitesh ka qenë edhe pjesë e Trabzonsporit në Turqi, mori ndihmë mjekësore, por ishte e kotë.

Çmenduria në gjithë këtë tragjedi qëndron në faktin se problemet shëndetësore të futbollistit ishin të ditura dhe vetë ai një ditë para ndeshjes kishte dhënë një intervistë të gjatë për një gazetë vendase, ku zbulonte se vite më parë mjekët i kishin thënë se me problemet që kishte në zemër nuk duhej të luante futboll.

Në Twitter kishte persona që pyesnin si ishte e mundur që Fati vazhdonte të luante me zjarrin, por pyetje tjetër është si dreqin e lejonin autoritetet dhe federata që të luante futboll, edhe pse me probleme në zemër.

https://twitter.com/isothamlilo/status/1121033317128835073?s=19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online