Antonio Konte apo Zhoze Murinjo? Asnjëri nga të dy, por Luçiano Spaleti. Interi ka qenë në një dilemë të madhe se me cilin trajner do të vazhdojë sezonin e ardhshëm, por duket se kjo çështjë është zgjidhur tashmë. Më saktë nuk ka pasur nevojë për zgjidhje. Objektivi i Interit në këtë sezon ishte pjesëmarrja në Champions dhe janë shumë afër. Kështu drejtuesit e zikaltërve janë të lumtur. Këtë e pohon vetë drejtori i përgjithshëm Xhuzepe Marota.
Italiani shprehet se nuk ka asnjë dilemë për stolin e Interit. “A e kam zgjedhur trajnerin për vitin e ardhshëm? Është Spaleti, ai ka një kontratë aktive dhe jemi shumë të lumtur me punën e tij”, u shpreh Marota. Kështu bien poshtë të gjitha spekulimet mbi dilemën se kush do të jetë trajner i Interit. Spaleti nëse e bën edhe këtë vit, do të jetë hera e dytë radhazi që i kualifikon zikaltrit në Champions. Arritje të mira këto, duke parë organikën e Interit dhe atë çka bën në merkato me rivalët e Juventusit që nuk i kursejnë milionat.