Përfundoi në spital, Gilman Lika mëson shkallën e dëmtimit

Në ndeshje e djeshme të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia ka pësuar dy humbje. Së pari ndeshjen me Kamzën 0-1 dhe eliminim nga turet e tjerë, por edhe kapitenin Gilman Lika, i cili gjatë një aksioni në minutën e 6-të të ndeshjes u godit me bërryl në fytyrë nga lojtari Qaqi.

Menjëherë ai ka marrë mjekimin e duhur në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa sot paradite ai i është nënshtruar konsultës mjekësore duke marrë edhe përgjigjen e plotë të analizave pas këtij dëmtimi.

Për SportEkspres.com, vetë Lika deklaroi se ndjehet pak më mirë nga dje, duke qartësuar edhe shkallën e dëmtimit. Sipas kapitenin kuqeblu, goditja është në nofullën e sipërme ku edhe është shkaktuar thyerja. Një dëmtim i rëndë ky i cili mund ta mbajë jashtë fushave për më shumë se katër javë, Më pas Lika do të jetë i detyruar që të përdorë maskën mbrojtëse në fytyrë.

Në ndeshjen e javës së 16-të në Kategorinë e Parë, Vllaznia kryesuese në Grupin B pret në fushën e saj Shënkollin që renditet në vendin e 8-të në këtë grup.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *