Në Vlorë e kanë me gjykimin, Musta akuzon Laver Allën

0

Te Flamurtari nuk gjejnë qetësi dhe duket se po përsëritet situata e vjetshme me arbitrat. Pas takimit me Kukësin, në Vlorë kanë pretendimet e tyre edhe për takimin e djeshëm në Kupën e Shqipërisë kundër Tiranës.

Liçaj në minutat shtesë përfundoi i shtrirë në zonë, por për gjyqtarin Laver Alla nuk kishim të bënim me penallti. Tashmë nga rrjetet sociale vijon ironia dhe është anësori Emiljano Musta që ka diçka për të thënë. “Fluturo, fluturo, Laver Alla”.

Duket hapur që futbollisti nga Elbasani akuzon gjyqtarin nga Lushnja. Postimi i tij në “Instagram” flet vetë. Një ditë më parë ishte trajneri Ilir Daja ai që nuk u kursye dhe më së shumti e kishte me ndalesat e lojës. Sipas tij, në pjesën e dytë u bënë vetëm 12 minuta lojë efektive.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.