Matijs De Ligt duket se ka zgjedhur Juventusin dhe për këtë fakt nuk ka më dyshime. Mbrëmjen e kaluar duket se palët kanë gjetur marrëveshjen finale, me mbrojtësin që do të kalojë në Torino.
Ajaksi do të përfitojë 70 milionë euro nga kjo marrëveshje, me “Harkëtarët”, që gati arkëtojnë të njëjtën shumë si në rastin e shitjes së Frenki De Jong te Barcelona.
Nga ana tjetër, përfitime faraonike duket se do të ketë edhe Mino Raiola, me agjentin që do të arkëtojë në xhepat e tij plot 10 milionë euro nga ky transferim.
Për sa i përket De Ligt, holandezi do të paguhet 12 milionë euro në sezon dhe do të ketë një klauzolë lirimi 150 milionë euro.