Perez në siklet, Marselo kërkon largimin në janar

Pas largimit të Kristiano Ronaldos dhe krizës së fillimit të sezonit, Reali i Madridit mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm. Siç citon “Tuttosport”, Marselo i ka kërkuar largimin presidentit Perez dhe dëshira e tij është transferimi te Juventus.

Braziliani ka një raport fantastik me Kristiano Ronaldon, madje bardhezinjtë tentuan të bënin një goditje dyshe në verë, por Reali nuk pranoi largimin e mbrojtësit të majtë. Perez do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë, por Marselo është i bindur për të ardhmen e tij.

30-vjeçari dëshiron të provojë një eksperiencë në Serie A dhe synimi i tij është bashkimi me CR7 tek ekipi i Juventusit. Marrëveshja mund të arrihet që në muajin janar dhe italianët duhet të paguajnë një shifër prej 50-60 milionë eurosh për Marselon.

Aleks Sandro nuk e ka pranuar rinovimin e kontratës dhe është drejt largimit për në Premier Ligë. Paratë e fituara nga shitja e Sandros do të investoheshin për blerjen e Marselos, i cili është lodhur me krizën e Realit dhe kërkon largimin nga skuadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online