Superiorja nuk ndalon, plani për javën e dhjetë

Superiorja ka kryer “xhiron” e parë dhe të premten nis faza e dytë me një ndeshje mjaft të fortë. Luajnë Partizani dhe Skënderbeu, vendi i parë dhe i dytë në klasifikim. Java e dhjetë hapet prej orës 19:00, ndërsa të shtunën e të dielën luhen nga dy ndeshje.

Kamza pret Tiranën, kurse Flamurtari Teutën. E para luhet prej orës 14:00, ndërsa tre orë më pas ndizen prozhektorët në Vlorë. Të dielën të dyja ndeshjet luhen në mesditë.

Laçi do tentojë të rikthehet te fitorja ndaj Kukësit, kurse Luftëtari të hakmerret ndaj Kastriotit për humbjen e pësuar në javën e parë të kampionatit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10

E premte, 26 tetor 2018
Ora 19:00 | Partizani-Skënderbeu

E shtunë, 27 tetor 2018
Ora 14:00 | Kamza-Tirana
Ora 17:00 | Flamurtari-Teuta

E diel, 28 tetor 2018
Ora 14:00 | Laçi-Kukësi
Ora 14:00 | Kastrioti-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online