Florentino Perez ka dhënë një intervistë për medien e njohur franceze “France Football”, ku ka folur për të ardhmen e ekipit që ai drejton dhe për mungesën e shpenzimeve në merkato. Biznesmeni spanjoll nuk harroi të komplimente Karim Benzamën, që prej vitesh gëzon respektin maksimal të Perez.
“Insistoj se kemi ekipin më të mirë në botë dhe dhe trofetë që kemi fituar kanë ardhur prej kësaj arsyeje. Ne nuk kemi ndërmend të shpenzojmë për hir të shpenzuarit. Ju jap një shembull, unë për vite më radhë kam dëgjuar nga media të ndryshme se ne jemi në kërkim të një sulmuesi pykë. Kjo nuk ka qenë kurrë e vërtetë, pasi kemi në skuadër Karim Benzemanë, që është sulmuesin më i mirë në botë”.
“Gjithsesi po mendojmë dhe për të ardhmen. Kemi blerë tre lojtarë të rinj, që do të jenë protagonistët e së nesërmes si Vinisjus dhe Rodrigo, ky i fundit ishte një ndër kandidatët për të fituar trofeun “Kopa” (Çmim që i jepet lojtarit më të mirë në nën moshën 21-vjeçare, fituesi i vitit të kaluar ishte Kilian Mbape)”, përfundoi Perez