Përballje speciale në “Olimpico”, duel midis vëllezërve Milinkoviç

Sergei Milinkoviç-Saviç është tashmë një prej lojtarëve më të kërkuar në Europë. Mesfushori shtatlartë luan prej tri vitesh në Itali, ku ka treguar se është i aftë të bëjë diferencën. Futbolli është diçka që në familjen e serbit e kanë në gjak.

I ati i tij ka qenë një mesfushor me një karrierë të kënaqshme në disa vende të Europës, ndërsa vëllai i tij i vogël do të jetë kundërshtari i tij i nesërm. Vanja Milinkoviç-Saviç është dy vite më i vogël se Sergei ka një profil krejt të ndryshëm.

21-vjeçari luan në rolin e portierit dhe ka një gjatësi prej 2.02 metrash, një e dhënë kjo që do e bënte të konsiderohej mbi mesataren edhe në parketin e “NBA”, dhe jo më në fushën e blertë. Vanja do të mbrojë nesër portën e SPAL-it, ekip ku është huazuar nga Torino në fillim të sezonit. Do të jetë hera e parë që dy vëllezërit e shohin veten në krahë të kundërt. Me shumë mundësi me kokën lart do të dalë Sergei, gjithsesi këtë do ta tregoja fusha e lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online