“Për Simeonen shkoj në luftë”, flet talenti që la Realin për Atletikon

Javën e shkuar, Markos Jorente u transferua nga skuadra e Real Madridit te ajo e Atletikos, duke mos i shpëtuar dot polemikave. Nuk është e lehtë për një futbollist që të kalojë nga Reali te Atletiko ose anasjelltas, por talenti spanjoll duket se nuk e ka aspak problem këtë gjë. Në fjalën e tij për mediat iberike, Jorente tha:

“E vesh pa asnjë kompleks fanellën e Atletikos. E di se të transferohesh nga Reali këtu është diçka që shumë rrallë ndodh dhe ngrihen disa pyetje rreth teje, por nuk jam aspak i shqetësuar. Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam ardhur këtu.

“E di shumë mirë se çfarë do të arrij këtu. Do të punoj fort dhe do të jem i përkushtuar që të ndihmoj sa më shumë skuadrën. Do të luftoj për këtë fanellë.  Do të bëj gjithçka për Simeonen, pasi është ai arsyeja që unë erdha këtu. Kemi krijuar një raport të mirë në javët e fundit dhe dua t’i shpërblej me çdo kusht besimin”, u shpreh talenti spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online