Penallti për një fjalë goje, ndodh në Itali

Penalltia më e çuditshme në botë është dhënë fundjavën që kaloi në kategorinë e shtatë italiane. Episodi i rrallë ndodhi në ndeshjen midis skuadrave të Baçigalupos dhe Barrakudës. Gjyqtari i takimit, Salvatore Sanxhovani u bë protagonisti i takimit duke akorduar një penallti në minutën 54-të.

Lojtari i Barrakudës, Xhanpiero Opsi përdori disa fjalë jo etike kur po fliste me kolegët e tij brenda zonës së rreptësisë, për habinë e të gjithëve kryesori i takimit bën me shenjë nga pika e bardhë. Vendasit shënojnë dhe ndeshja mbaron me rezultatin 3 – 2 për Baçigalupon.

Fatmirësisht historia ka një fund të lumtur, pasi skuadra apelimi i skuadrës së Barrakudës për përsëritjen e ndeshjes u pranua nga komiteti rajonal që organizon ligën amatore. Gjyqtari i takimit gaboi në dhënien e 11-metërshit, pasi sipas rregullave të lojës, nëse një lojtar bën protesta të vazhdueshme ose përdor fjalë jo etike brenda zonës së tij të rreptësisë, skuadrës kundërshtare i akordet një goditje indirekte (me dy takime).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online