Goditja “Fabregas”, gjigandët italianë nisin kontaktet

Një situatë emergjence, sa e vështirë, aq edhe e papritur. Plotë gjashtë lojtarë, thuajse të gjithë titullarë të dëmtuar, me Milanin që nuk ka luksin dhe kohën që të presë rikuperimet. Kjo është arsyeja përse Leonardo ka nisur punën, ku prioriteti është që ti dhurojë trajnerit Gatuzo përforcime në çdo repart.

Sipas mediave italiane, në momentin delikat që po kalojnë kuqezinjtë, po merr formë ideja për të afruar Sesk Fabregas. Kjo edhe për shkak të vështirësive për Paredes me Zenitin dhe me Selta Vigon për Lobotkan. Në këtë situatë, Leonardo është bindur që të hidhet në sulm për mesfushorin katalan.

Kontrata e Fabregas me Çelsin përfundon në muajin qershor dhe duket e vështirë, që lojtari me eksperiencë të rinovojë në “Stemford Brixh”. Te Milani kanë nisur kontaktet me spanjollin, nëpërmjet disa ndërmjetësve. Lojtari kërkon të konfirmohet në nivele të larta dhe kuqezinjtë synojnë të shfrytëzojnë aktivizimin e tij të pakët në vitet e fundit.

Pengesat për të arritur te Fabregas nuk mungojnë. Duke nisur nga paga prej afro 10 milionë eurosh e mesfushorit. Gjithashtu, Milani i nevojiten përforcime të menjëhershme dhe duhet gjetur akordi me klubin anglez, që ta lejojë lojtarin të largohet 6 muaj përpara kohe. “Djalli” po tenton goditjen e madhe në merkaton e janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online