Pëlqehet nga dy klube, Dermaku drejt Serie A

Kastriot Dermaku po zhvillon një sezon shumë të mirë me Kozencën në Serie B. Paraqitjet e qendërmbrojtësit të kombëtares kuqezi janë vënë re nga klube të Serie A. Bolonja dhe Torino interesohen për shërbimet e tij, por të parët janë në avantazh.

Kontrata e Dermakut me Kozencën përfundon në verë dhe ai do të dalë lojtar i lirë në fund të sezonit. Sipas lajmeve që vijnë nga vendi fqinj, Bolonja është bindur për cilësitë e tij dhe do t’i ofrojë së shpejti një kontratë të rëndësishme.

27-vjeçari numëron 30 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Kozencën, ndërsa me kombëtaren kuqezi është aktivizuar në dy ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online