Pele uron Ronaldon dhe zbulon prapaskenën: Mund të isha dhe unë pjesë e Juves!

0

Ronaldo është gati për të debutuar në Serinë A me Juventusin dhe pak momente para nisjes së sfidës, në drejtim të portugezit ka ardhur një urim special. Pele ka shkruar në “Twitter”, duke i uruar fat të mbarë Ronaldos dhe legjenda braziliane zbulon dhe një detaj interesant.

Juventus kërkoi shërbimet e tij në vitin 1961, por Santos refuzoi ofertën dhe legjenda e Brazilit nuk ia doli të luante kurrë në futbollin europian.

“Të uroj fat Kristiano për ndeshjen e parë me Juventusin. Në vitin 61’, presidenti i Fiat-it tentoi të më blinte, por shiritat që sheh në foto janë të vetmet për Pele”, shkruan 77 vjeçari brazilian. Pele u aktivizua për 18 sezone me Santosin, ku në 638 ndeshje, ai arriti të shënonte 619 gola.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.