Pastore-Di Françesko, zbulohet arsyeja e krisjes

Havier Pastore duket se ka gjetur veten te Roma. Pasi pati një pjesë zhgënjyese sezoni nën drejtimin e Di Françeskos, ku nuk aktivizohej gati fare, me ardhjen e Ranierit gjërat janë ndryshe. Në fitoren e ndeshjes së fundit ndaj Kaliarit, mesfushori gjeti edhe golin. Ranieri, me zbritjen në “Olimpico” ka sjellë në vete disa lojtarë, që me Di Françeskon e endërronin nisjen e ndeshjes si titullar.

Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e krisjes së argjentinasit me ish-trajnerin e tij. Pastore ishte kthyer në një zëvendësues të Zaniolos apo Pelegrinit dhe kjo situatë e shqetësonte. Në një moment kur Di Françesko e kishte thirrur të futej në lojë në pjesën e dytë, 29-vjeçari e ofendoi trajnerin. Situatë kjo që e minimizoi në maksimum minutazhin e fantazistit në fushë për aq kohë sa trajneri 49 vjeçar ishte në stolin e Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online