Pasimi gjenial për golin e kualifikimit, Aleksandër-Arnold tregon sekretin

Trent Aleksandër Arnold ishte padyshim ai që gatoi kualifikimin dhe përmbushjen e mrekullisë së Liverpulit. Një pasim gjenial i anglezit në golin e katërt, gjeti të lirë Origin, i cili u tregua i saktë, duke ndalur topin në rrjetë.

Pas takimit, lidhur me këtë episod, mbrojtësi tha se asgjë nuk ishte planifikuar, por ndodhi aty në moment. Arnold gjithashtu i dha merita dhe Origit, duke thënë se belgu është një lojtar i madh dhe se pavarëisht se topi i tij ishte i papritur, sulmuesi e finalizoi në mënyrë perfekte.

“Asgjë nuk ishte e planifikuar. Ishte një ndër ato momente kur të vjen rasti dhe nuk duhet ta lejosh të të iki. E pash Divok të lirë dhe nuk u mendova dy herë. Ndoshta i erdhi në mënyrë të papritur ai top, por Origi është një lojtar i madh dhe e finalizoi në mënyrë perfekte. Shënoi dy gola dhe besoj do e kujtojë gjithmonë këtë ndeshje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online