Pas Ronaldos, kush do i gjuajë penalltitë te Reali?

0

Dikush do thotë: hall i madh fort, penalltitë i gjuajnë të gjithë, rëndësi ka të fitohen. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Realin diskutimi ndryshon, sepse aty gjithçka është në qendër të vëmendjes, gjithçka amplifikohet dhe tani që ka ikur Kristiano Ronaldo, një ndër problemet e shumta që presin të marrin zgjidhje është se kush do i gjuajë penalltitë.

Për një dekadë problemi ishte i zgjidhur, por tani e tutje trajneri i ri Lopetegi duhet të vendosë vetë, ose të lejojë lojtarët të vendosin, por alternativa e dytë nuk është e lehtë për t’u realizuar.

Statistikat janë interesante: në epokën Ronaldo vetëm tre futbollistë kanë goditur penallti me shumë se një herë. Sergio Ramos ka rekordin, me 7 penallti, por vetëm 5 prej tyre i ka shënuar.

Plotësisht të saktë dy emra të tjerë të rëndësishëm të Los Blancos, Benzema e Geret Bejl, të cilët kanë gjuajtur dhe shënuar tre penallti. Pikërisht këta të dy janë kandidatë seriozë për të gjuajtur penalltitë tani e tutje, por edhe Ramos mund ta kërkojë vetë përgjegjësinë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.