Frank de Bur është emëruar sot trajner i Kristal Palasit në Angli. Klubi i Premier Ligës konfirmoi sot se ish-trajneri i Ajaksit dhe Interit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare në Selhurst Park.
Holandezi pason Sem Alardajsin,i cili dha dorëheqjen në fund të sezonit, pasi arriti të mbante “Shqiponjat” në Premier.
De Bur vjen nga një eksperiencë e hidhur tek Interi, ku u largua në nëntor, vetëm 3 muaj pasi mori drejtimin, ndërsa tani tenton sërish, me një klub më të vogël, por në një kampionat shumë të vështirë.
Duhet kujtuar se De Bur e drejtoi Ajaksin në periudhën 2010-2016 dhe fitoi 4 herë rresht titullin kampion.