De Biazi “zbulon” pasardhësin e tij te Shqipëria

Pipo Inzagi është një ndër emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Shqipërisë, por Xhani De Biazi me siguri di diçka më shumë se gazetarët, pasi ditët e fundit ka qenë në Shqipëri dhe ka bisduar gjatë edhe me Armand Dukën.

Ish-trajneri kuqezi, duke folur në emisionin radiofonik “Radio Anch’io Sport” në Rai Radio 1, flet për pasuesin e tij dhe jep një indicie, edhe pse nuk tregon qartësisht se cilët janë kandidatët: “Po, ekziston një listë me 3-4 emra që janë kandidatë kryesorë. Janë italianë ose me origjinë italiane dhe një emër në Pole position është, por nuk ua them dot. Kandidati që kërkojnë është një trajner jo shumë i ri, me eksperiencë dhe po them shumë edhe kështu…”. Nëse i besojmë De Biazit, vështirë se kemi zgjedhur Inzagin, pasi eksperienca e tij është e paktë dhe mosha e tij shumë e re.

Për sa i përket të ardhmes së tij, De Biazi ka lajme të reja: “Deri dje nuk kisha ndonjë situatë të hapur, por ka dalë në dritë një ofertë nga jashtë, nga shumë larg. Do të bisedojmë të enjten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online