Tirana test në familje, afrimet e verës nuk bindin

Uellison nuk bind në testin e djeshëm. Sentamu ka të dhëna, por ende është larg 11-shes titullare

Ishin dy blerjet e verës. Të sugjeruar nga trajneri Ze Maria. Por në fakt të dy nuk është se lanë përshtypje shumë të mirë dje në miqësoren që Tirana 1 dhe 2 luajtën me njëra-tjetrën. Lojtarë mëse normalë dhe mbrojtësi brazilian pa kondicion. Jo vetëm kaq, por Uellison Luiz de Oliveira Sobrau ishte nga më të dobëtit në fushën e lojës. Jo se Junus Sentamu bëri ndonjë gjë të madhe, por ishte pak më mirë. Gjithsesi, braziliani la një shije jo të mirë. I dhunshëm në fushë, madje me ndonjë ndërhyrje të tepërt, larg normales së një ndeshjeje miqësore. Edhe nga ana taktike nuk ishte ndonjë gjë çfarë. Dhe nuk mbaron aty. Thumbimet e Ze Marias ishin aq të shumta për gjatë 35 minutave të para, me plot ulërima brenda, saqë në fund dyshja braziliane merrej vesh portugalisht. Në fund të pjesës së parë paraqitja e Uellisonit ishte aq pak bindëse saqë trajneri e kaloi me skuadrën e të rinjve. Qartësisht, braziliani nuk është një përforcim ku mund të besosh. Sulmuesi Sentamu ka luajtur diçka mirë, por nuk është as në lartësinë e Mervejlit. Shpresojmë që gjërat të rregullohen në ditët në vazhdim. Duhet thënë se të tillë lojtarë kampionati shqiptar ka me shumicë dhe nuk është se në këtë moment bëjnë diferencën.

Merkato – Ishte paralajmëruar prej ditësh që Ze Maria nuk do të vinte i vetëm, ndërsa tashmë kanë ardhur edhe dy emrat e parë, që janë regjistruar menjëherë për ndeshjet e turit të parë në Europa League, duke u hedhur në sistemin ndërkombëtar të transferimeve. Ugandezi është një sulmues, Junus Sentamu, i cili është vetëm 22 vjeç dhe ka shëtitur në disa shtete, nga Afrika e Jugut deri në Tunizi, ndërsa sezonin e shkuar luajti pak muaj me Ilves në Finlandë, ku shënoi një gol në 14 ndeshje. Në vitin 2017 ka qenë pa ekip, por në janar ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren e Ugandës. Braziliani quhet Uellison Luiz de Oliveira Sobrau. Uellison është një mesfushor 23-vjeçar me tipare mbrojtëse, i cili luan në qendër dhe në krah. Në vitin 2015 la Guaranin në Brazil për të kaluar te Çealaul në futbollin rumun, duke luajtur për disa muaj. Megjithatë, kur pritej që të konfirmohej në Rumani, vendosi të kthehej në Brazil, ku luajti te Taboao Serra për pak muaj dhe prej fillimit të vitit 2016 ka luajtur pak muaj te Rio Preto e Mamore, duke qenë pa ekip prej 1 viti!

Miqësorja, fiton ekipi i dytë

Miqësorja e djeshme mes ekipit të parë dhe ekipit të dytë është fituar nga të rinjtë. Edhe pse bardheblutë e mëdhenj kanë shënuar edhe dy gola, por në pozicion jashtë loje, në fund sfida u nda në 3-2 për ekipin e rezervave. Të rinjtë luanin pa ngarkesë emocionale dhe ia dolën të zhvillonin një ndeshje të mirë. Sa për ekipin e madh, ata luajtën mirë, por nuk u harxhuan deri në fund. Shkak vapa dhe ngarkesa fizike.

Tirana 1- Tirana 2 2-3

Tirana 1: I.Lika, Uellison, Turtulli, Domgjoni, Doka, Akua, Daja, Karabeci, Hoxhallari, Mervejl, Berisha. U aktivizuan: Sentamu, Zhivanaj, Çali.

Tirana 2 : Bakaj, Nuri, Cake, Zhivanaj, Kalemaj, Qilimi, Deliaj, Çeliku, Halili, Levendi, Sentamu. U aktivizuan: Shehri, Berisha, Uellison, Joti, Vrapi, Patriku.

 

Minutat

5′ – Që në fillim të lojës ekipi i dytë shënon gol. Ugandezi shërben për Halilin dhe nuk gabon pas një aksioni model dhe 0-1.

23′ – Nuk vonon barazimi i skuadrës së parë. Bakaj pengon Berishën, jepet 11-m. Merveil gjuan dhe rezultati shkon në 1-1.

36′ Ekipi kryesor kalon sërish në avantazh. Kros nga Hoxhallari, në diagonal me portën dhe nga pak metra gjuan dhe shënon Mervejl 2-1.

47′  Skuadra e vogël barazon menjëherë. Berisha gënjen në zonë, gjuan dhe 2-2.

62′ Patriku… Top i gjate nga Qilimi, shkon ne shyllë me pas gjuan dhe 2-3.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online