Pas Ekubanit, Lidsi merr edhe Alioskin

Duket se Lidsi në Championship paska ambicie të mëdha, sepse sot ka blerë edhe Ezgjan Alioskin nga Lugano, duke e çuar në 9 numrin e përforcimeve verore.

Shqiptari i kombëtares së Maqedonisë ka qenë pjesë e Luganos dhe në sezonin e fundit ishte zbulimi i madh i kampionatit, duke u transformuar nga mbrojtës në sulmues krahu.

Plot 17 gola e 14 asiste në 36 ndeshje i kanë mundësuar Alioskit transferimin në Angli, aty ku gjen Kaleb Ekubanin, i cili shkëlqeu sezonin e fundit te Partizani.

Alioski ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, ndërsa Lidsi nuk i ka zbuluar detajet financiare të blerjes së 25-vjeçarit, i cili kërkohej nga shumë klube, edhe në Bundesligën gjermane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *