Partizani me sytë nga Hoxha, Flamurtari në “derë”

Partizani luan në transfertë të premten kundër Flamurtarit dhe për të kuqtë ky është një takim shumë i rëndësishëm. Përballë vlonjatëve nuk do të jetë aspak e lehtë për të fituar, por kurrsesi skuadra kryeqytetase nuk shkon e dorëzuar. Jo më kot është në krye të klasifikimit pas 13 javëve të para të kampionatit.

Por për trajnerin Skënder Gega ka një shqetësim dhe lidhet me gjendjen e portierin Alban Hoxha. Kapiteni i të kuqve pati shqetësime në ndeshjen me Laçin, por sakrifikoi dhe qëndroi në fushë deri në fund.

Gjatë këtyre ditëve Hoxha ka kryer terapi intensive, në mënyrë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen me Flamurtarin. Gjithsesi ende mbetet në dyshim dhe stafi teknik pret të mësojë nëse portieri cërrikas do të jetë në gjendje të luajë. Nëse nuk ia del dot, atëherë nga minuta e parë do të aktivizohet Dashamir Xhika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online