Partizani-Luftëtari ngre siparin e çerekfinaleve, formacionet zyrtare të dy ekipeve

0

Partizani dhe Luftëtari do të zbresin pas pak çastesh në fushë, për të luajtur aktin e parë të fazës çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Sfida do të zhvillohet në “Elbasan Arena” pa tifozë, kjo për shkak të dënimit të dhënë nga disiplina për klubin e kuq.

Kur mbetet dhe pak për të nisur sfida, janë zbardhur edhe formacionet zyrtare. Skënder Gega e rreshton ekipin e tij me skemën e zakonshme 4-2-3-1. Në majën e sulmit do të jetë Rubin Hebaj, me treshen Bardhi-Asani-Mala pas krahëve të tij.

Atanda e Telushi luajnë në mesin e fushës gjithashtu, me Rexhepin e Belicën që luajnë në qendrën e mbrojtjes. Ndërkohë, pas mungesës në derbi, në formacion rikthehet dhe Lorenc Trashi, ndërsa në krahun tjetër të mbrojtjes luan edhe Labinot Ibrahimi.

Nga ana tjetër, Julian Ahmataj vjen me disa ndryshime, krahasuar me ndeshjen e fundit në kampionat. Në sulm nuk është Dunga, pasi si titullar luan Hanti. Gjithashtu, luajnë nga minuta e parë edhe Neziri dhe Açka.

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E martë, më 12 mars, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
PARTIZANI-LUFTËTARI

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Rexhepi, Belica, Trashi, Atanda, Telushi. Asani, Bardhi, Mala, Hebaj. Trajner: Skënder Gega

Luftëtari: Bakaj, Açka, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Neziri, Ymeraj, Demo, Fili, Hanti. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë:
Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Alfred Shkreta, Andi Koçi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.