Partizani rikthehet të luajë në kualifikueset e Champions League pas tri vitesh. Shorti i raundit të parë vuri përballë “demave” ekipin kampion të Azerbajxhanit, Karabak. Diferencat në buxhetet e dy ekipeve janë të mëdha dhe kjo gjë reflektohet në kuotat e vendosura nga kompanitë e basteve sportive.
Kompania e njohur ruse “1xbet” ka hapur kuotat mbi ndeshjen e 10 korrikut, ku Partizani do të presë në “Selman Stërmasi” ekipin azer. Fitorja e kryeqytetasve ka koeficientin 3.38, të njëjtin koeficient ka dhe barazimi. Fitorja e Karabak në transfertën shqiptar ka koeficientin 2.15.
Një vit më parë kampionët e Azerbajxhanit u ndeshën me Kukësin në “Loro Boriçi”, ku nuk arritën më shumë se një barazim 0 – 0, pavarëisht se ishin skuadra me dominuese. Një javë më vonë në ndeshjen e kthimit, verilindorët u mundën 3 – 0 në takinin e zhvilluar në Baku.
Një tjetër statistikë që del kundër kualifikimit të Partizanit është dhe fakti që surprizat në këtë fazë të kualifikuese janë shumë të rralla. Në vitin e kaluar nga 16 përballjet e fazës së parë të Champions League, vetëm në një prej tyre kaloi skuadra jo favorite, më konkretisht kampionët e Lituanisë, Suduva, që eliminoi qipriotët e APOEL.