Parma kërkon gola, në sulm për Balotelin dhe yllin i ri të Juventus

Parma është rikthyer në Serinë A dhe po punon për të ndërtuar një ekip të fortë. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do mbante peshën e repartit ofensiv, por që mbi të gjitha, do të siguronte gola.

Drejtori sportiv i Parmës, Daniele Faxhiano, ka patur një takim në Montekarlo me menaxherin e famshëm Mino Rajola. Mario Baloteli dhe Moize Kin janë dy emrat që i interesojnë verdhebluve. Të dy këta lojtarë janë nën menaxhimin e Rajolës.

Sa i përket Balotelit, ai dëshiron rikthimin në Itali, por ka edhe një vit kontratë me Nicën, e cila tenton të marrë maksimumin nga shitja e tij. Super Mario ishte pranë Marsejës, por ai dëshiron të rikthehet në kombëtaren italiane dhe Parma shihet si një pistë shumë e mirë për të.

Ndryshe situata për talentin e Juventusit. Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por që mbron ngjyrat e Italisë, shihet si një nga të rinjtë më premtues. Së fundmi ai shkëlqeu me Italinë U-19, duke arritur finalen e kompeticionit. Në finalen e humbur me rezultatin 2-3 përballë Portugalisë, 18-vjeçari ishte autori i dy golave të Italisë. Faxhiano është pranë akordit me Rajolën për kalimin e Kin te Parma, por mbetet të arrihet marrëveshja me Juventusin, i cili zotëron kartonin e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online