Europa “tabu”, sa shumë penallti kundër ekipeve shqiptare!

Futbolli shqiptar është rritur disi në vitet e fundit dhe në arenën ndërkombëtare ekipet nuk eliminohen më me goleada që në raundin e parë. Gjithsesi, këtë verë vetëm Kukësi është ende në aktivitet, pasi edhe pse u eliminua nga Champions-i do të garojë në Europa League.

Partizani u eliminua nga Maribori, ndërsa luftëtari u dorëzua ndaj Ventspils që në raundin e parë. Laçi në anën tjetër arriti që të kalonte Anorthosis, por më pas u ndal nga Molde. Kukësi kaloi Valetën, por më pas u ndal nga Karabaku.

Jo dhe aq mirë, por duhet veçuar fakti se plot 8 penallti janë akorduar kundër skuadrave shqiptare.

Lojtarët e Kukësit shkaktuan 3 11-metërsha në ndeshjen e kthimit me Karabakun. Laçi po ashtu ka marrë 3 penallti kundër në 3 ndeshje të ndryshme, duke nisur që në ndeshjen e vajtjes me Anorthosis dhe më pas nga një penallti Molden në të dyja ndeshjet. Luftëtari në anën tjetër morri 2 penallti kundër në ndeshjen e parë me Ventspils.

Një statistikë aspak e mirë, pasi nuk tregon nivelin që ne pretendojmë se jemi. Një tregues se kundërshtarët e skuadrave tona jo vetëm që kanë arritur sukses, por dhe kanë vallëzuar ndaj skuadrave shqiptare, Diçka duhet të ndryshojë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online