Nuk ka fitues në Xhenoa, perla e Kaprarit vendimtare

Sampdoria-Fiorentina, një ndeshje mjaft interesantë që u mbyll pa fitues. Dy gola të shënuar, Simeone për miqtë dhe Kaprari për vendasit. Në fund rezultatit 1-1 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Vendasit kishin kontrollin e topit, por skuadra vjollcë ishte më e rrezikshme, teksa gjeti disa herë kuadratin, por portieri Audero u tregua i zoti. Gjithsesi golin e pësoi shpejt, teksa Simeone me kokë u tregua i saktë brenda zonës pas kromimit të Biragit.

Kaprari mund të kishte barazuar që në pjesën e parë, që ishte mjaft e hapur dhe me raste nga të dyja krahët. Sulmuesi i Sampdorias e kaloi portierin Dragovksi, por topi u ndal në tranversë. Pjaca dhe Biragi për miqtë ishin të rrezikshëm gjithashtu, por pa mundur të shënojnë gol.

Golin e barazimit e realizoi Kaprari në minutën e 60-të. Një goditje e kalibruar e sulmuesit nuk u ndal dot nga Dragovksi, i cili u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta. Gjysmë ore kohë për të dyja skuadrat të shënonin golin e fitores, por jo, gjithçka u mbyll 1-1.

 

Pas kësaj ndeshjeje të prapambetur, Sampdoria dhe Fiorentina renditen në vendin e katërt dhe të pestë. Të dyja ekipet kanë grumbulluar nga pesë pikë pas katër javësh kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online