Ajaksi nuk e llogarit AEK-un, paqe në Ukrainë

Ajaksi ka mundur kampionët e Greqisë, AEK-un, me rezultatin 3-0 në “Johan Krojf Arena”. Skuadra holandeze dominoi gjatë të gjithë takimit duke mos e lënë palën greke të gjuajë qoftë edhe njëherë në kuadratin e mbrojtur nga portieri ganez Andre Onana.

Takimi u zhbllokua vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë. Ishte argjentinasi Nikolas Taljafiko ai që çoi topin në portën e AEK-ut, pas një krosimi të brazilianit David Neresh.       Mesfushori i talentuar Doni van de Bejk shënoi golin e dytë për Ajaksin, ndërsa do të ishte pikërisht Taljafiko ai që do të thellonte rezultatin me një gol fantastik pas një goditje fluturimthi të topit në minutën 90-të.

Grupi E

Ajaks – AEK  3 – 0

Shënues:  Taljafiko 46’ 90’, van de Bejk 77’

 

Një ndeshje shumë e barabartë rezultoi ajo midis Shaktar Doneck dhe Hofenhajmit. Vizitorët nga Gjermania kaluan të parët në avantazh me anë të Grillish pas një kundërsulmi model. Mbrojtësi brazilian Ismaili barazoi shifrat në 1-1. Hofenhajmi do të gjente përsëri në avantazh pas golit të Nordveit. Goli që vulosi rezultati përfundimtar të takimit ishte ai i brazilianit Maikon, i cili me një goditje të fuqishme nga jashtëzone vendosi përsëri baraspeshën midis dy skuadrave.

Grupi F

Shaktar D. – Hofenhajm 2-2

Shënues: Ismaili 27, Majkon 81’ / Grilish 6’, Nordveit 38’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online