Jo vetëm yje, në Champions rekorde vendosin edhe trajnerët

Vetëm 31-vjeçar dhe debutim në Champions League si trajner. Një drejtues stoli, mosha e të cilit është edhe më e ulët se ajo e disa prej yjeve, që luajnë në turneun më prestigjoz për klube në Europë (mjafton të kujtohen emra si Xhanluixhi Bufon apo Iker Kasijas).

Bëhet fjalë për Julian Nagelsman, trajnerin e Hofenhajmit, që dikur luante si mbrojtës me Augsburgun dhe Mynih 1860, por prej dëmtimeve të shumta u detyrua të ndiqte një tjetër rrugë, për të qëndruar pranë futbollit. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ai debutoi në Champions League në fushën e Shakhtarit, një skuadër, e cila kompeticionin më të madh europian e njeh shumë më mirë sesa drejtuesi i ekipit gjerman.

Nagelsman u bë trajneri më i ri që merr pjesë në Champions, duke thyer rekordin e vendosur vetëm 24 orë më parë nga kolegu Tedesko, në krye të Shalkes. Në duelin në Ukrainë, drejtoi një skuadër, e cila nuk do të jetë më e tija. Kjo edhe për faktin se Julian Nagelsman ka arritur akordin me Lajpcigun, ku do të marrë drejtimin e stolit prej sezonit 2019-2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online