Marrëdhëniet midis klubit të PSG-së dhe Nejmar po shkojnë drejt normalizimit. Media francez e “RMC” raporton se braziliani është paraqitur ditën e sotme në ambientet e kompleksit stërvitor të kampionëve të Francës.
Një javë më parë PSG dënoi mungesën e yllit brazilian në grumbullimin e parë të sezonit, duke paralajmëruar se ndaj tij do merren masa ndëshkimore. Nejmar ndodhej në vendlindje ku po merrej me disa aktivitete me sponsor të ndryshëm dhe me turneun e tij të famshëm “Neymar Junior 5”.
Pas pak ditësh PSG do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në turneun miqësor “International Champions Cup”.