Panuçi: Cikalleshi e Xhaka të rëndësishëm, në dy ndeshjet e radhës dua 11 luanë në fushë

Afrojnë dy sfidat e fundit kualifikuese, kundër Spanjës e Italisë, dhe trajneri Kristian Panuçi ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar, për ata që nuk ka thirrur dhe natyrisht është ndalur gjatë te dy sfidat e radhës.

Rikthimet e emrave si Cikalleshi, Kaçe, Xhaka, Lenjani – “Lojtarët e grumbulluar, si në rastin e Cikalleshit dhe Xhakës nuk kam thënë asnjëherë që nuk do të ktheheshin, ata janë lojtarë të rëndësishëm për ekipin. Xhaka ka kërkuar disa herë falje, e ka kuptuar që ka gabuar dhe nuk ekziston asnjë problem. Cikalleshi nuk respektoi orarin dhe vetëm prej kësaj qëndroi në shtëpi, por është një element i rëndësishëm i grupit. Kemi 30-32 që janë pjesë e Kombëtares. Janë dy lojtarë shumë të mirë dhe janë pjesë e grupit dhe kërkojnë të japin kontributin e tyre. U rikthyen sërish në Kombëtare dhe të gjithë duhet të respektojnë rregullat”.

Synimi ndaj Spanjës e Italisë – Këto janë ndeshje ku përqendrimi është shumë i madh te lojtarët, është një reklamë e mirë për të ardhmen, sepse i sheh gjithë bota,ndaj na duhet një ndeshje plot dëshirë e krenari, duke kërkuar të bëjmë maksimumin, sepse ndeshja nis 0-0 dhe duhet të provojmë të marrim maksimumin, dua 11 luanë në fushë. Në ndeshje të tilla, ne duhet të tentojmë të marrim rezultat të papritur, që do të ishte diçka e rëndësishme edhe për imazhin e Shqipërisë. Do të shkojmë të bëjmë gjithçka mundemi kundër Spanjës e Italisë, edhe pse janë skuadra më të forta se ne. Nëse na mundin, bravo u qoftë, u japim dorën, por kush dorëzohet, hyj në fushë unë.

Lojtarët nga kampionati shqiptar mungojnë – Po i ndjek të gjithë, por për këto dy ndeshje të fundit kualifikuese kam menduar të ruaj grupin historik të kombëtares. I kam të qartë emrat që duhen ndjekur në Shqipëri dhe pas këtyre dy ndeshjeve do të nisë një histori e re. Nëse do të jetë dikush, që mendoj se ka, për të ardhur në kombëtare, do të vijë. Sabien Lilaj? E kam parë këtë verë, kur erdha të ndiqja ndeshjet e Skënderbeut në Europa League. Është një lojtar që e ndjek rregullisht, por në këtë momentkam preferuar të ruaj grupin e deritanishëm të lojtarëve.

Spanja e Italia me mungesa – Kanë lojtarë shumë të mirë, trajneri Lopetegui fle më i qetë se unë. Karvahaj, Iniesta, Morata dhe Pike janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por kanë edhe shumë emra cilësorë dhe mund të përballojnë çdo mungesë. Për këtë arsye, mbetet një ndeshje shumë e vështirë. Tek Italia mungon Beloti, apo edhe De Rosi është në dyshim, por do mendoj pas së shtunës.

Plani dhe skema për ndeshjet e radhës – Janë ndeshjet më të lehta për t’u përgatitur. Në karrierën e një futbollisti nuk kanë rëndësi vetëm paratë, por edhe ajo që bën në karrierë, historia që lë. Këto janë ndeshje që do të kujtohen përgjithmonë, ndaj uroj që lojtarët emi të kenë uri për të bërë diçka të madhe. Nuk e kam vendosur ende formacionin dhe do të zgjedh vetëm ata që do të më duken të uritur. Mënyra e lojës? Duhet të tregojmë respekt, për të dyja skuadrat, dhe të mundohemi t’i godasim sa herë të mundemi.

Përballja me Spanjën – Mendoj se kundër Spanjës është mjaft e vështirë të luash mirë, sepse zakonisht ata kanë rreth 70% të zotërimit të topit. Do të duhet shumë kujdes, edhe në rivëniet anësore e këndoret, pasi ata shfrytëzojnë çdo gabim. E kam thënë që duhet të shkojmë të luajmë me kurajo, preferoj të humbas, por duke treguar kurajo. Duhet të jemi realistë që Spanja është e fortë, por në futboll ndodh gjithçka, kujtoni Francë-Luksemburg.

Cila ndeshje është më e rëndësishme – Të dyja janë shumë të rëndësishme, ndeshje të mëdha. Italia është e qartë që mbart më shumë emocione për shqiptarët, ndërsa për mua nuk ka ndryshim shumë, jam italian, por kam luajtur edhe në Madrid dhe jam i lidhur me Spanjën. Për mua rëndësi ka vetëm Shqipëria, nuk më intereson fare çfarë ndodh. Dua vetëm që djemtë të luajnë dy ndeshje të mëdha.

Një penalizim i mundshëm i Spanjës për çështjen e Katalonjës – Nuk dua të futem në situata politike, nuk më pëlqen, janë situata shumë delikate. Ne duhet të shkojmë të luajmë ndeshjen tonë dhe të kërkojmë të japim maksimumin. Kaq, asgjë tjetër. Personalisht, më vjen shumë keq për atë që po ndodh në Spanjë.

Mungesat tona – Kemi mungesa me peshë, por edhe ata janë pa Buskets, i pezulluar. Do të hedhim në fushë 11 më të mirët.

Si ndalet Spanja – Do të na duhet edhe pak fat. Spanja do të zotërojë lojën, ne do të duhet të përfitojmë nga ndonjë gabim i tyre.

Debutimi si trajner në Spanjë – Spanja është etapë shumë e rëndësishme për karrierën time si futbollist, atje ka lidnur edhe im bir. Megjithatë, do të jetë në dorën e lojtarëve dhe do të jem edhe më i emocionuar nëse do të luajmë një ndeshje të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online