“Jemi gati për luftë!”, kampioni i botës ndez derbin kundër Lacios

Mesfushori i Romës, Stiven Nzonzi u transferua me shumë bujë në Serie A këtë fillim sezoni, menjëherë pasi u shpall kampion bote me Francën, ku luajti edhe në finale. Me skuadrën e Romës, Nzonzi ka bërë mirë, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Di Françesko.

Para ndeshjes kundër Lacios, Nzonzi nuk ka ngurruar të “thumbojë” kundërshtarët, duke thënë se Roma është gati për luftë. Për “RomaTV”, mesfushori tha:

“Jemi gati për luftë! Luajmë kundër rivalëve tanë dhe kjo gjë na motivon më shumë. Bëmë një ndeshje të madhe përballë Frosinones, duke treguar që luftojmë deri në fund hde këtë gjë duhet të bëjmë dhe përballë Lacios. Do të jetë një test shumë i mirë për ne, por jam i bindur që do ta kalojmë me sukses”,- u shpreh Nzonzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online