Pa lojtarë e me borxhe, por Flamurtari në fundjavë prezanton trajnerin

Flamurtari është një film i çmendur, nga ata ku nuk e kupton dot nëse bëhet fjalë për komedi apo horror. Klubi vlonjat është në kaos total, i braktisur nga bashkia dhe shteti, në duart e Sinan Idrizit që nuk është as president dhe nuk ka as aksione, ndërsa nga e shkuara mali i borxheve është kolosal.

Sezoni i shkuar ishte sukses i madh në fushë, por të gjithë lojtarët u larguan, me përjashtim të disa të rinjve vlonjatë. Në Vlorë kanë mbetur lojtarë që i mban lidhur kontrata, apo që nuk kanë ende oferta, sepse do të kishin ikur edhe 18-vjeçarët.

E megjithatë, Sinan Idrizi nuk dorëzohet dhe Sport Ekspres mëson se në fundjavë në Vlorë pritet të prezantohet trajneri i ri. Do të jetë Julian Ahmataj, i cili e ka pranuar ofertën e Idrizit, edhe pse e ka të qartë se do të duhet të nisë gjithçka nga zero, me një buxhet të denjë për Burrelin apo Mamurrasin.
Ahmataj do të marrë me vete stafin e tij, ndërsa nuk dihen ende detajet financiare, që në fakt nuk kanë shumë rëndësi, sepse në Vlorë nuk është se po i merr njeri paratë.

 


Pas prezantimit, Ahmataj do të mbledhë gjithë të rinjtë vlonjatë, si dhe do të flasë me lojtarë që i njeh personalisht, për t’i afruar me paga simbolike, por me premtimin se një vit i mirë në Vlorë do t’u hapë rrugën për klube më të pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online