Majkëll Ouen është anglezi i fundit, i cili ka fituar “Topin e Artë”. Ish-ylli i Liverpulit ia doli të shpallej më i miri në botë në vitin 2001 në moshën 21-vjeçare, duke lënë pas Raulin e Real Madrid dhe Oliver Kahnin e Bajernit.
38-vjeçari ka folur për “The Sun” për Pol Pogba, mesfushorin francez të Mançester Junajtid, ndërsa “thumbon” dhe Zhoze Murinjon. Nëse 25-vjeçari do të kishte një tjetër francez, do të shijonim një Pogba akoma më të fortë dhe “prodhues” si futbollist.
“Nëse Pogba nuk shkëlqen dhe nuk ka intensitet, mendoj se një pjesë përgjegjësie i shkon dhe Murinjos. Pol është një lojtar i fortë, por sipas mendimit tim, nëse do të kishte si trajner Klopin, ose Gaurdiolën, do të bëhej një nga më të mirët në botë. Puna me to do bënte që Pogba të realizonte më shmë gjëra”, përfundon Majkëll Ou