Ish-trajneri “skanon” kampionatin, Kashami: Shumë tension në Kategorinë e Parë

Këtë fundjavë, Kategoria e Parë luan javën e 13-të të saj, për të cilat ish-trajneri i Apolonisë e Besëlidhjes, Ndriçim Kashami deklaron për Sportekspres.com se janë të gjitha përballje të vështira. Ndërsa sfidën e Grupit B, Bylis-Besa, ai e veçon si kryendeshjen e javës në këtë kategori.

Në sezonet e kaluara të Kategorisë së Parë, kavajasi Ndriçim Kashami drejtoi Apoloninë e Besëlidhjen, ndërkohë që aktualisht është pa skuadër. Ai e vlerëson për më shumë emocion sezonin e kaluar kur ishte Tirana në këtë kategori, ndërsa thekson se aktualisht këtu ka shumë tension.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Aktualisht jeni pa skuadër, i ndiqni ekipet që keni drejtuar në Kategorinë e Parë?
-Patjetër që i ndjek, por mes nostalgjisë se bëra punë të mirë tek të dyja, ndjej keqardhje se nuk mu vlerësua produkti. Gjithsesi, si Apolonia ashtu edhe Besëlidhja në këtë sezon duket se kërkojnë të jenë në pesë vendet e para. Kështu si po paraqiten, besoj se do t’ia arrijnë.

Apolonia apo Besëlidhja, cila nga këto dy skuadra është “dashuria” juaj?
-Nuk i ndaj dot të dyja. Te Apolonia punova më gjatë, dhe te fierakët gjeta një klub shumë institucional. Ndërsa te Besëlidhja ndjeva lodhje nga rruga e gjatë e përditshme, e do dëshiroja që të ishin të dyja kryesuese të grupeve. Tashmë duhet të fokusohen në pesë të parat e grupeve.

Ju si e mendoni ecurinë e këtyre skuadrave, pa Kashamin në bankinë?
-Në 12 javët e luajtura, ecuria e Apolonisë dhe e Besëlidhjes ka qenë brenda mundësive e realitetit të tyre. Apolonia duhet të kishte marrë më shumë pikë dhe të ishte konkurrente për kreun në grup. Unë e quaj fidanishte në futbollin tonë, edhe pse Kategoria e Parë luhet me  tension.

Në tërësinë e 12 javëve të luajtura, ju si e vlerësoni Kategorinë e Parë të këtij sezoni?
-Në sezonin e kaluar mendoj se kishte më shumë emocion, ndoshta nga që kishte Tiranën në përbërjen e saj. Këtë sezon të dy grupet duken shumë të polarizuara: në Grupin A, Vllaznia komandon në krye e Vora në fund, në Grupin B, Bylis e Besa për kreun dhe Turbina në fund.

Të shtunën nis java e 13-të e Kategorisë së Parë, si e parashikoni Besëlidhjen në transferë me Vllazninë dhe Apoloninë që pret Elbasanin?
-Nëse Apolonia mendohet se e ka më të lehtë fitoren me Elbasanin, Besëlidhja në Shkodër mendoj se duhet të bëjë një lojë të mirë, pasi favorite për fitore mbetet Vllaznia. Si kryendeshje e kësaj jave mendoj Bylis-Besa, e cila do vendosë kryesisht për kreun e Grupit B.

Me këtë ecuri që po tregojnë 20 skuadrat e Kategorisë së Parë, mendoni se renditja është e formatuar edhe për fazën e tretë?
-Janë edhe gjashtë javë të fazës së dytë dhe gjithçka mund të ndodhë, në kuptimin e ndryshimeve në renditjen e të dyja grupeve. Por nuk besoj se do të ndryshojnë skuadrat e kreut dhe ato të fundit në renditje, ndoshta do të ketë ndonjë lëvizje vetëm në mesin e tabelës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online