Orges Shehi, në gjurmët e… Xhani De Biazit

Orges Shehi ka nisur një etapë të re në karrierën e tij dhe tashmë te Skënderbeu ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës si trajner. Nuk pati kohë aspak për të pushuar dhe menjëherë në pankinë. Gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të punojë me shumë trajnerë, çka i shërben atij për të ardhmen.

Shembujt mund të jenë disa për të, ndërkohë që nuk e ka problem edhe të marrë këshilla. Janë hapat e tij të parë në karrierë dhe çdo e tillë e marrë vlen për durrsakun.

“Supersport” raporton se Shehi ruan miqësinë me ish-trajnerin e kombëtares, Xhani De Biazin. Jo vetëm kaq, por ai këshillohet shpesh me italianin, që mund të konsiderohet mësuesi i teknikut të Skënderbeut. Sigurisht që ish-portieri ka marrë shumë edhe nga Josa, Daja e Duro, me të cilët ka punuar në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online