Azerët gati për Kukësin, shitet 1/3 e biletave

Kukësi barazoi pa gola në ndeshjen e parë kualifikuese të turit të dytë të Championsit me skuadrën e Karabakut. Ky rezultat u jep besimin verilindorëve se mund të arrijnë kualifikimin në ndeshjen që do të zhvillohet në Baku, të mërkurën në orën 19:00.

Nuk do të jetë një mision i lehtë, për faktin se kundërshtari ka shumë cilësi, por dhe eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Misioni në Baku do të jetë akoma dhe më i vështirë edhe për faktin se skuadra vendase do të ketë një mbështetje të madhe nga ana e tifozerisë.

Vetë klubi ka njoftuar se deri ditën e djeshme janë shitur plot 10.000 bileta. Kjo sfidë do të luhet në “Tofiq Bahramov Republican Stadium”,  që është një impiant me 31.200 vende. Praktikisht janë shitur afro 1/3 e biletave.

Një leksion nga azerët, duke marrë në konsideratë faktin se Kukësi ka pasur shumë pak mbështetje nga tifozeria në dy ndeshjet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online