Orges Shehi me dhimbje koke, buzëqesh Skënder Gega

Skënderbeu ndodhet në pozita të vështira. Viti 2018 u mbyll në një mënyrë jo të mirë, pasi korçarët morën disa rezultate negative radhazi. Gjatë periudhës së fazës janë shtuar problemet për shkak të dëmtimeve.

Dejvi Bregu ka pësuar një frakturë në krahun e majtë, Demte dhe Lulaj do  të mungojnë të paktën një muaj prej dëmtimeve. Veç këtyre, së fundmi probleme ka shfaqur edhe sulmuesi Blerim Krasniqi. Dy javë pushim edhe për kavajasin, që humb ndeshjet me Besëlidhjen dhe Partizanin. Madje rrezikon edhe takimin me Kastriotin.

Te Partizani ka lajme të mira sa i takon gjendjes së Bruno Telushit. Mesfushori vlonjat u dëmtua në ndeshjen miqësore me Dinamon e Zagrebit, por nuk ka diçka shqetësuese për të. Ai do të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit dhe trajneri Gega sigurisht që buzëqesh për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *