Merkato e Juventusit është përqendruar te dy klubet e Mançesterit. Me Sitin po tentohet shkëmbimi Kanselo-Danilo, kurse me “djajtë e kuq” ai midis Romelu Lukakut dhe Paulo Dibala.
Negociatat vazhdojnë dhe palët po tentojnë akordin përfundimtar. Gjithsesi, Sky Sport raporton se argjentinasi nuk i vetmi juventin që pëlqehet nga Junajtid.
Drejtuesit e klubit anglez pëlqejnë shumë edhe Mario Manxhukiç. Me largimin e Alegrit 33-vjeçari nuk shihet më aq i rëndësishëm dhe aventurës së tij në Torino mund t’i ketë ardhur fundi.
Solskjaer e pëlqen shumë “luftëtarin” kroat dhe beson se ai do të vazhdojë të paraqitet në nivele të larta edhe për disa vite. Trajneri norvegjez e dëshiron Manxhukiç në Old Trafford dhe tratativat midis dy klubeve vazhdojnë.