Onana jep recetën, De Ligt: Mos më quani yll, sekreti ynë dihet!

Ajaksi arriti mbrëmë fitoren e tretë rresht në fazën me eliminim direkt të Champions League. Triumfe këto të arritura ndaj Real Madridit, Juventusit dhe së fundmi Totenhemit. Ai triumf i shton edhe më shumë shpresat e tyre për të prekur finalen e “Wanda Metropolitano”. Doni van de Bek ishte autori i golit, që erdhi pas një aksioni alla “Tiki-Taka”.

Pas ndeshjes kanë folur dy nga yjet e Ajaksit. Kapiteni De Ligt dhe portieri Onana ndaluan te mikrofonët e “Movistar” për të treguar emocionet e para të fitores. De Ligt është i lumtur, megjithëse thotë se bënë një pjesë të dytë jo të mirë. Ai thekson se nuk është një yll, por një i ri i thjeshtë që ndodhet në gjysmëfinalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.

“Jemi shumë të lumtur, pasi këmi fituar ndaj një ekipi të madh si Totenhemi. Bëmë një pjesë të parë të mirë, në gjysmën e dytë ata përparuan në lojë. Janë edhe 90 minuta dhe asgjë nuk është e sigurt. Sekreti ynë? Jemi një ekip ku askush nuk dallohet më shumë se tjetri. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë pasi jemi rritur bashkë. Nuk jam një yll. Jam një i ri normal që është në gjysmëfinale”, u shpreh De Ligt.

Portieri Onana ka besim te vetja dhe te shokët e tij. Shprehet se kanë një mentalitet fitues. Në lidhje me një përplasje të mundshme me Barçën në finale nuk ka frikë asnjë ekip përfshirë katalanasit, megjithatë së pari i duhet të mundë Totenhemin. Nuk e bezdisin aspak vërshëllimat e tifozëve kundërshtarë.

“Kemi besim te vetja. Kemi ardhur me një mentalitet fitues. Jam shumë i kënaqur pas kësa ndeshje. Na duhet të bëjmë një ndeshje perfekte në shtëpi, pasi janë shumë të rrezikshëm. Vuajtëm në pjesën e dytë, por në futboll duhet edhe të durosh presionin. Ndaj Barçes gjithmonë është ndjenjë e veçantë të luash. Nuk i kemi frikë sepse po eliminojmë vazdimisht ekipe të mëdhenj. Megjithatë së pari duhet shumë punë për të arritur atje. Vërshëllimat nuk më shqetësojnë. Një portier duhet të mësohet me të tilla gjëra, pasi do ta shoqërojnë gjatë gjithë karrierës”, përfundoi 20-vjeçari Onana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online