Onana: De Ligt e ka ndarë mendjen. VAR-i? Jemi të zemëruar, por pritet kundër Realit!

0

Ajaksi u mposht nga Reali i Madridit në shtëpi me rezultatin 1-2, ndërsa pa t’i anullohej një gol nga teknologjia VAR. Një rast i dyshimtë që ka sjellë kritika të shumta, por ndeshja ka mbaruar dhe Andre Onana tenton të shohë përpara. Portieri kamerunas i Ajaksit ka folur për “Mundo Deportivo”, duke zbuluar të ardhmen e Matijs De Ligt. Kapiteni kërkohet nga gjysma e Europës, por ai ka vetëm një ekip në mendje: Barcelonën.

Onana komenton dhe teknologjinë VAR. Tek Ajaksi janë të acaruar për anulimin e golit, por kjo nuk është ndonjë befasi e madhe kur përballë është Reali i Madridit!

DE LIGT – “Ashtu si dhe De Jong, Matijs dëshiron të luajë me Barcelonën. Kam biseduar shumë herë me të dy lojtarët dhe De Ligt i pëlqen të transferohet në Katalunjë. De Jong? Frenki është i ri, shumë i fortë dhe mund të përmirësohet akoma.”

VAR – “Janë gjëra që nuk i kemi ne në dorë, pasi nuk mund ta ndryshojmë vendimin e arbitrit. Jemi të zemëruar, por ky është futbolli. Ka gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë dhe VAR-i është një prej tyre. Mos të harrojmë që po luanim kundër Realit të Madridit dhe e dimë mirë që mund të ndodhin gjëra të tilla… ”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.