Najdenov me grupin, Fangaj: Momenti i kthesës për Laçin

Laçi u mund në Korçë dhe tanimë përgatitet për një tjetër mision të vështirë. Kurbinasit presin në shtëpi Partizanin kryesues dhe për të besuarit e trajnerit Besnik Prenga fitorja kthehet në detyrim, kjo nisur edhe nisja jo e mirë që i është bërë kampionatit këtë vit kalendarik.

Në Korçë nuk kishte udhëtuar mesfushori Bojan Najdenov, i cili kishte ndjerë një shqetësim të vogël gjatë javës së shkuar. Tashmë nuk ka më problem për numrin “10” të bardhezinjve. Në seancën e sotme stërvitore ai ka qenë me grupin dhe është përgatitur normalisht.

Kështu ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës me Partizanin. Nëse luan titullar, apo e nis nga stoli, do të jetë stafi teknik që do të vendosë. Laçi do të jetë më i plotë për ndeshjen e së dielës, veç Najdenov është bashkuar me ekipin edhe sulmuesi Okpotu që para sfidës me Skënderbeun.

SHKODRANI– Mbrojtësi Abdurrahman Fangaj e pranon se këtë javë i pret një ndeshje e vështirë me Partizanin. Ai beson shumë se do të vijë kthesa për ta. “Duke marrë parasysh që luajmë në shtëpi, duam vetëm fitore. Besoj se do të ikë ky moment jo i mirë. E kalon çdo ekip një moment të tillë dhe shpresojmë të bëjmë kthesën. Partizani? Një sfidë e vështirë, pasi është ekipi i vendit të parë. Në fushën tonë mund të arrijmë të marrim trepikëshin”, ka deklaruar Fangaj për Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online