Ofertë turke për Egzon Belicën, rinovimi në ajër

Egzon Belica është një nga të paktët lojtarë të cilit i përfundon kontrata me Partizanin dhe këtë verë zor se do të rinovojë me të kuqtë. Mbrojtësi ndërkohë mund të transferohet në Turqi dhe është mësuar edhe klubi që interesohet për shërbimet e tij.

“Hurriyet” raporton se Menemen Beledije SK do tentojë ta bindë mbrojtësin të nënshkruajë me ta. Ata kanë siguruar ngjitjen në ligën e parë turke dhe po tentojnë të afrojnë lojtarë që nuk kanë kërkesa të larta financiare.

Flasim për standardin atje, pasi shifrat që do të përfitojë Belica do të jetë në të konsiderueshme. Palët janë në bisedime dhe shumë shpejt mund të vijë edhe akordi. Mbrojtësi te Partizani ka luajtur titullar fiks dhe ka qenë një nga pikat më të forta të të kuqve në fitimin e titullit kampion.

Në një moment klubi i besoi edhe shiritin e kapitenit, çka tregon edhe vlerësimin për të. Gjithsesi tanimë do të jetë e vështirë që të ketë një marrëveshje mes palëve. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online