“Dukeshim si shtëpi të çmendurish te goli i tretë, ja ç’më tha Lukasi para ndeshjes”

Lukas Moura zhvilloi ndeshjen më të mirë në karrierën e tij kundër Ajaksit. Braziliani shënoi një trigolësh shumë të bukur dhe ju dhuroi një kualifikim ëndrrash tifozëve të Totenhemit. Hera e parë në histori që Spurs do të luajnë një finale Champions Lige, ndërsa emri i sulmuesit tashmë është pjesë e historisë.

Krenari dhe emocione të papërshkrueshëm kanë përjetuar edhe familjarët e futbollistit. Babai i tij ka folur për “Radio Marte”. Ai tregon festën e çmendur dhe zbulon fjalët që Lukas i kishte thënë para ndeshjes.

Ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Të gjithë ramë për të fjetur rreth orës 4 të mëngjesit, nuk bëhej më fjalë për gjumë. Akoma nuk po e besonim se çfarë kishte ndodhur. Ishim plot adrenalinë dhe te goli i tretë e kthyem shtëpinë përmbys. Dikush qante, një tjetër falënderonte Zotin, e të tjerë qeshnin dhe ulërinin nga gëzimi. Dukej si një shtëpi të çmendurish. Lukas besonte shumë përpara ndeshjes. ‘Baba, do e shikosh që do bëj një ndeshje të madhe’, më tha.

Finalja? Nuk e di nëse do të luajë si titullar apo do ta nisë nga stoli. Di të them që do të jetë gati dhe deçiziv. Jemi shumë besimtarë dhe të shohim se çfarë na ka rezervuar Zoti për ndeshjen e Madridit”, përfundon i ati i heroit të Totenhemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online