Ofertë nga Serie A, numri 7 i Realit bën gati valixhet

0

Mariano Diaz erdhi me ambicie të mëdha verën e kaluar në Madrid, duke guxuar edhe të marrë numrin 7, që më parë e mbante një legjendë si Kristiano Ronaldo. Megjithatë, përveç shifrës në  shpinë, 25-vjeçari nuk ngjan në asnjë aspekt tjetër me portugezin.
Paraqitjet e Diaz këtë sezon kanë lënë për të dëshiruar. Ai ka startuar vetëm 3 ndeshje si titullar këtë sezon dhe është futur në 13 të tjera nga stoli. Regjistron vetëm 3 gola, duke treguar kështu se është një lojtar, që nuk mund të mbajë presionin e të luajturit në një klub si Reali i Madridit.

Klubi spanjoll dhe përfaqësuesit e lojtarit po negociojnë për një ndarje, që duket e pashmangshme. Zidan nuk e ka në konsideratë dhe këtë ja ka bërë të qartë. Largimi mbetet e vetmja rrugë që e çon drejt aktivizimit dhe ruajtjes së formës fizike.

Mediet italiane raportojnë se Roma ka interes kokret për sulmuesin nga Republika Domenikane. Klubi përtej Adriatikut propozon formulën e huazimit. Ndryshe mendon Reali, që pas shpenzimeve të çmendura ka nevojë vetëm për para “cash”. Madrilenët synojnë shitjen përfundimtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.