Ofertë me 3 shifra nga Premier për Kulibali, reagon De Laurentis!

Kalidu Kulibali luan me Napolin që nga vera e vitit 2014, ndërsa në gusht të këtij viti rinovoi kontratën me ekipin deri në vitin 2023. Qendërmbrojtësi senegalez është një mur i prapavijës dhe është rritur shumë si lojtar.

27-vjeçari është ndër më të mirët në rolin e tij dhe ofertat nuk i kanë munguar. E fundit vjen nga Anglia dhe, siç citon “Corriere dello Sport”, Mançester Junajtid ka ofruar 103 milionë euro për kartonin e tij. Murinjo po kërkon medoemos një mbrojtës kalibri, i cili bën dhe liderin e repartit.

Aurelio De Laurentis e ka refuzuar një ofertë të tillë dhe e ka bërë të qartë që Napoli nuk shet asnjë lojtar në janar. Kulibali ishte një ndër kërkesat e vetme të Karlo Ançelotit, kur erdhi te Napoli. “Kulibalinë e dua në skuadër”, insistoi trajneri dhe presidenti është i detyruar të refuzojë një shifër të madhe si oferta e Murinjos.

Problem mbetet rroga e lojtarit, i cili përfiton 3.5 milionë euro në sezon me kontratën e re. Junajtid nuk e ka problem t’i dhurojë një rrogë shumë herë më të lartë, por afrikani nuk do të lëvizë nga Napoli. Të paktën në janar, pasi vera është larg dhe nuk dihet çfarë ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *