Stefan El Sharaui është ringjallur te Roma. 26-vjeçari pas largimit nga Milani kaloi një periudhë të vështirë. Ardhja në klubin nga kryeqyteti e ka sjellë në vete dhe kemi parë çaste të magjishme që na kujtojnë djaloshin që bënte namin në “San Siro”. Këtë sezon ai e mbylli me 14 gola dhe tre asiste.
Kontrata e tij me Romën skadon verën e ardhshme. Kështu ofertat kanë nisur që tani. E para vjen nga Kina e largët. Sipas medieve italuane, Shangai Shenua është klubi që interesohet për shërbimet e Stefan. Klubi aziatik i ofron një pagë të çmendur, 16 milionë euro në vit për një marrëveshje trevjeçare.
Gjithsesi, italiani nuk e ka pranuar këtë ofertë. Ai mendon se është akoma i ri për t’u larguar nga Evropa. Paratë janë në plan të dytë për të dhe për momentin ka për qëllim të shijojë të luajturit futboll. Roma po mendon rinovimin e kontratës me El Sharauin me një pagë shumë më të përmirësuar.