Vedat Muriqi është kthyer në objektivin kryesor të Gallatasarajit. Kampionët e Turqisë kërkojnë të fuqizojnë repartin e sulmit duke blerë kartonin e 24-vjeçarit nga skuadra e Rizesporit.
Media turke ‘Ajansspor’ raporton se ndër propozimet e fundit të Gallatarasajit ka qenë një marrëveshje ku përfshiheshin dy lojtarë që s’janë më në planet e trajnerit Fatih Terim.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Ahmet Çalik dhe mesfushorin Ëmer Bajram. Drejtuesit e Rizespor nuk e kanë pëlqyer këtë propozim, por bisedimet për sulmuesin shqiptar mbeten të hapuara.
Kontrata e Muriqit me Rizesporin mbaron në fund të sezonit të ardhshëm. Në këto rrethana drejtuesit e klubit turk janë të detyruar ta shesin lojtarin gjatë kësaj merkatoje në të kundërtën 24-vjeçari do të largohet pas një viti me kosto 0.