Oferta nga kryeqyteti, Hazard drejt kalimit në Serie A

Torgan Hazard po zhvillon një sezon shumë të mirë me Gladbahun, që renditet në vendin e tretë në Bundesligë, nëntë pikë poshtë kryesuesve të Dortmundit. I vogli i familjes Hazard është një nga pikat më të forta të ekipit dhe ka arritur të shënojë 9 gola në kampionat.

Torgan Hazard

Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2020 dhe belgu nuk ka ndërmend ta rinovojë atë. Për të ka shprehur shumë interes Roma dhe Monçi, drejtori sportiv i klubit italian, ka filluar punën për të arritur akordin me lojtarin dhe Gladbahun.

Kartoni i lojtarit ofensiv vlerësohet 35 milionë euro dhe Roma ka nisur sulmin për të arritur marrëveshjen e transferimit të Hazard në kryeqytetin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online