Objektivi kryesor luan me Barcelonën, Interi ka vetëm një shqetësim

Interi e kërkoi gjatë në verën e kaluar, por Barcelona veproi më shpejt dhe transferoi në Katalunjë mesfushorin. Flasim për Arturo Vidal. Kiliani ka zhvilluar një sezon aspak pozitiv: dëmtime, pak aktivizim dhe shumë stol.

Barcelona është gati ta shesë për dy arsye. Kontratat e lojtarit përfundon në vitin 2021 dhe duhet evituar rreziku i largimit me parametra zero. Nga ana tjetër, në fund të sezonit vjen Frenki De Jong dhe hapësirat  e aktivizimit për Vidal reduktohen pothuajse në zero.

Vidal, Suarez, Pike

Sipas raportimeve të spanjolles “sport.es”, Interi është rikthyer në garë për 31-vjeçarin. Zikaltrit duan të binden për gjendjen e mirë fizike të tij dhe duhet të mposhtin konkurrencën e disa klubeve aziatike.

Në fund do jetë në dorë të ish-juventinit për të vendosur: do të tundohet nga milionat që të dhuron Azia apo do të rikthehet në Serie A, tashmë me ngjyrat zikaltër mbi supe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online